JBL Charge 6 vs Flip 7
Bokset Bluetooth janë të njohur për dizajnin e tyre të fortë, jetëgjatësinë e baterisë dhe tingullin e fuqishëm, JBL ofron një gamë konkurruese për çdo buxhet.
JBL Flip 7 dhe JBL Charge 6 janë dy nga produktet më të reja për vitin 2025, të lançuara tani në prill.
Edhe pse ndajnë shumë veçori të përbashkëta, këto dy bokse kanë disa ndryshime që mund të ndikojnë në zgjedhjen tuaj. A ia vlen JBL Charge 6 çmimi më i lartë? Apo është JBL Flip 7 zgjedhja më e zgjuar për ju?
Ngjashmëritë kryesore
- Të dy janë rezistentë ndaj ujit dhe pluhurit (IP68) dhe mund të zhytën deri në 1.5m për 30 minuta.
- Janë të pajisur me Bluetooth 5.4, Auracast, dhe USB-C.
- Përfshijnë AI Sound Boost për tingull të optimizuar dhe një EQ me 7 banda për personalizim përmes aplikacionit JBL Portable.
1. Performanca e Tingullit JBL Charge 6 vs Flip 7
Të dy bokset ofrojnë AI Sound Boost, me një woofer, një tweeter dhe radiatorë pasivë të dyfishtë. Por performanca ndryshon:
- Charge 6 ka përmasa më të mëdha, me woofer e tweeter më të mëdhenj dhe fuqi prej 40W, që sjell më shumë volum, bas më të thellë dhe më shumë tingull. Ruan cilësinë e tingullit edhe në volum të lartë.
- Flip 7 ofron 35W fuqi, perfekt për vokale dhe podcast-e. Është i fortë për përmasat e tij, por nuk ka të njëjtin bas si Charge 6.
Flip 7 është ideal për përdorim personal dhe lëvizje, por nëse kërkoni fuqi, bas dhe cilësi në volum të lartë, Charge 6 është më i përshtatshmi.
2. Dizajni dhe Portabiliteti JBL Charge 6 vs Flip 7
- Flip 7 është dukshëm më i vogël dhe më i lehtë (vetëm 550g). Mund ta fusni lehtësisht në çantë, perfekt për udhëtime, festivale apo përdorim të përditshëm.
- Charge 6 peshon 960g dhe ka një dizajn më të madh, por më të qëndrueshëm. Vjen me rrip të ri, këmbë gome për stabilitet.
Për transport të lehtë dhe përdorim të përditshëm, Flip 7 është më praktik. Por nëse nuk ju shqetëson madhësia dhe doni një boks që ofron më shumë fuqi, Charge 6 është më i përshtatshëm.
3. Jeta e Baterisë
- Charge 6 ofron deri në 24 orë përdorim (ose 28 orë me Playtime Boost), dhe ka funksion powerbank për të karikuar telefonin tuaj.
- Flip 7 ofron 14 orë (ose 16 orë me Playtime Boost), me kohë karikimi pak më të shpejtë (2.5 orë kundrejt 3 orë për Charge 6).
Charge 6 mabn më gjatë bateri dhe ka funksionin e powerbank. Por edhe Flip 7 është më se i mjaftueshëm për një ditë të plotë dëgjimi.
A ia Vlen JBL Charge 6 më Shumë se Flip 7?
Po, nëse kërkoni më shumë volum, tingull, bas më të thellë dhe bateri më shumë Charge 6 është zgjedhja më e mirë. Është ideal për përdorim në shtëpi, në oborr ose në festa.
Por nëse doni diçka më të lehtë, më portabël dhe më të përshtatshëm për udhëtime, atëherë Flip 7 është zgjedhja perfekte për ju. Të dy kanë veçoritë e fundit si Bluetooth 5.4, Auracast dhe EQ të personalizueshëm.
- Flip 7 fiton për portabilitet dhe komoditet.
- Charge 6 fiton për fuqi, bas dhe jetëgjatësi baterie.


