JBL Prezanton bokset e reja Flip 7 dhe Charge 6
Dizajn më Modern dhe Teknologjia AI Sound Boost Vendosin Muzikën në Qendër të Çdo Eksperience
Dy modelet më të fundit: JBL Flip 7 dhe JBL Charge 6 sjellin tingull të fuqishëm dhe të pastër për çdo ambient brenda apo jashtë.
Duke dëgjuar me vëmendje dëshirat dhe nevojat e përdoruesve, JBL ka ridizajnuar dy nga bokset më të pëlqyer portabël, për të ofruar një eksperiencë të re me tingull edhe më të pastër, bas më të thellë dhe funksione të avancuara si AI Sound Boost. Kjo teknologji smart analizon tingullin në kohë reale dhe optimizon performancën e boksit.
JBL Flip 7 për Çdo Aventurë
I përshtatshëm për çdo aktivitet qoftë në natyrë, në plazh apo në festë me miqtë, Flip 7 vjen me një dizajn të ri praktik me rrip të ndërrueshëm dhe karabinier për ta mbajtur kudo me vete. Me AI Sound Boost dhe me volum të lartë, ky model ofron:
Karakteristikat kryesore të JBL Flip 7:
- Tingull JBL Pro Sound me AI Sound Boost
- Bluetooth® Core 5.4 për lidhje më të shpejtë
- Deri në 16 orë bateri me opsionin Playtime Boost
- Rezistencë IP68 ndaj ujit dhe pluhurit
- Lidhje me disa bokse përmes Auracast™
- Port USB-C për audio me cilësi të lartë
- Kontroll total përmes aplikacionit JBL Portable
JBL Charge 6
I njohur për performancën e fuqishme dhe prakticitetin, Charge 6 sjell tingull të jashtëzakonshëm me bas të thellë, teknologjinë AI Sound Boost dhe kapacitet të zgjatur baterie deri në 28 orë. Plus, shërben edhe si powerbank për të karikuar pajisjet e tua kudo.
Karakteristikat kryesore të JBL Charge 6:
- Tingull JBL Pro Sound me AI Sound Boost
- Bluetooth® Core 5.4
- Deri në 28 orë bateri me Playtime Boost
- Rezistencë IP68 ndaj ujit, pluhurit dhe rënieve aksidentale
- Rrip transportues i heqshëm me konfigurime të ndryshme
- Lidhje me shumë bokse përmes Auracast™
- Audio me cilësi të lartë përmes USB-C
- Mundësi karikimi për pajisje të tjera
Me Flip 7 dhe Charge 6, ne kemi vendosur një standard të ri në botën e bokseve portabël duke ofruar tingull të pastër, teknologji inteligjente dhe dizajn të përshtatur për çdo stil jete.


