JBL prezanton linjen e re te kufjeve wireless : ekran & kase me prekje te integruar.
Krahas JBL Tour Pro 2 JBL prezanton linjen e re te kufjeve wireless qe kane nje ekran me prekje te integruar.
JBL Live TWS3
Keto kufje wireless perfshijne nje kase inteligjente qe kane nje ekran LED touchscreen 1.45”, ku nga kasa mund te menaxhohen lehtesisht te gjitha sherbmiet dhe funksionet pa perdorur aplikacionin JBL. Kjo seri e re e kufjeve wireless do te jete se shpejti i disponueshem ne 3 modele JBL si Buds, Beam dhe Flex. Secili model eshte projektuar me nje dizajn qe ofron teper rehati dhe pershtatshmeri kudo qe jeni.

Seria Live perfshin edhe versionin True Adaptive Noise Cancelling, per kedo qe leviz neper qytet ose degjon muzike ne shtepi. Gjithashtu ky model te lejon ta personalizosh tingullin sipas qendrimit ne vesh te kufjes suaj.

Me tre modele te ndryshme te disponueshme – Buds, Beam dhe Flex – Seria JBL Live TWS 3 siguron rehati dhe fleksibilitet.
JBL Live TWS3 do te jene te pajisura me versionin Bluetooth 5.3 me LE (i disponueshem nepermjet nje perditesimi OTA), JBL thekson se ato mund te lidhen me me shume se nje pajisje dhe do te kene nje jetegjatesi te baterise me te gjate se modeli paraardhes. Gjithashtu vijne me izolim IP55 kunder ujit ose pluhurit. Keto kufje wireless do te disponohen ne 4 ngjyra si vjollce, blu, argjend dhe te zeza. Mendohet se keto kufje do te jene te disponueshme nga Qershori 2024.


