Kufje gaming JBL Quantum arrijnë një Nivel të Ri Gaming
Audio ka qenë gjithmonë në zemër të një eksperience të shkëlqyer gaming. Qoftë për të dalluar hapat më të lehtë të kundërshtarit apo për të ndjerë fuqinë e plotë të skenave kinematografike, kufjet e duhura mund të transformojnë çdo moment loje. Me serinë e re JBL Quantum, e prezantuar për herë të parë në Gamescom, JBL vendos një standard të ri në audion për gaming.
Në kuadër të International Games Month po hedhim një vështrim mbi teknologjinë që po formëson momentet e gaming sot. Zbuloni se si JBL Quantum 950, JBL Quantum 650 dhe JBL Quantum 250 janë projektuar posaçërisht për t’u dhënë gamer-ëve të çdo niveli avantazhin e nevojshëm për të qëndruar të fokusuar dhe në kontroll.
Një Standard i Ri për Kufjet Gaming
Modelet e reja JBL Quantum vijnë me dizajn modern, rehati të nivelit të lartë dhe audio precize. Dizajni i lehtë, i kombinuar me JBL Hammock Headband të patentuar, siguron që kufjet të qëndrojnë rehat edhe gjatë sesioneve të gjata të gaming-ut. Mesha e ajrosshme dhe jastëkët me memory foam reduktojnë presionin dhe rrisin komoditetin në përdorim të vazhdueshëm.
Komunikimi i qartë është thelbësor në lojërat ekipore. Për këtë arsye, kufjet janë të pajisura me mikrofon boom të përmirësuar për qartësi të lartë të zërit. AI Noise Reduction eliminon zhurmat e padëshiruara të ambientit. Çdo strategji dhe komandë dëgjohet qartë, pa ndërprerje.
Çdo detaj është projektuar për të balancuar stilin, rehatinë dhe performancën. Kjo e bën Serinë JBL Quantum një nga zgjedhjet më të spikatura në tregun e kufjeve gaming.
Audio Hapësinore e Nivelit të Ri
Ajo që e dallon vërtet Serinë JBL Quantum është JBL Quantum Spatial Sound – teknologjia e avancuar e zërit hapësinor. E përputhshme si me lidhje me kabllo apo wireless, kjo teknologji ofron pozicionim realist të zërit, duke u dhënë gamer-ëve një avantazh real në lojë.
Me JBL Quantum Spatial Sound, ju mund të dalloni menjëherë detajet më të vogla brenda lojës, elementë që shpesh bëjnë diferencën mes fitores dhe humbjes, dhe që kufjet e zakonshme nuk i kapin.
Në qendër të kësaj eksperience qëndron JBL QuantumENGINE, software-i i gjeneratës së re për gaming audio, i cili ofron:
- Profile audio të personalizuara sipas lojës
- Anulim zhurmash me AI
- Kontroll intuitiv dhe konfigurim të lehtë
- Kalibrim të saktë hapësinor për immersion maksimal
Përdoruesit mund të personalizojnë cilësimet e kufjeve. Të shijojnë mbështetje për shumë pajisje dhe të rrisin përvojën vizuale me ndriçim RGB të personalizueshëm, me profile të dedikuara për lojërat e tyre të preferuara.
E Ardhmja e Gaming-ut Fillon Këtu
Seria JBL Quantum nuk është thjesht një përmirësim është një hap i madh drejt së ardhmes së argëtimit immersiv.
“Asnjë konkurrent nuk ofron këtë nivel të teknologjisë akustike,” – shprehet Carsten Olesen, President i Consumer Audio në HARMAN.
“Ekspertiza jonë në inovacionin audio reflektohet qartë në kufjet e reja JBL Quantum dhe në versionin e ridizajnuar të JBL QuantumENGINE. Kemi sjellë audio profesionale për gaming dhe e kemi bërë të aksesueshme për të gjithë.”


