Si te dalloni nje boks origjinal JBL nga nje fake?
Ne nje bote ku teknologjia dhe inovacioni janë pjese e perditshme te jetes sone, zgjedhja e produkteve audio mund te jete nje sfide. Duke qene se JBL ofron nje game te gjere produktesh, gjetja e nje boksi origjinal JBL mund te jete e veshtire. Ne kete blog, do te shohim disa menyra si mund te dalloni nje boks origjinal JBL nga një produkt fake. Fokusi do te jete kryesisht te identifikimi dhe cilësia e produktit. Duke kuptuar keto të dhena, blerja e një boksi origjinal JBL mund te behet me e lehte dhe me e sigurt per klientet.

1. Kushtoji vemendje logos, numrit serial dhe cilesise se paketimit
Fillimisht eshte e rendesishme te theksohet se produktet fake kane nisur te prodhohen ne sasi te medha.
Ne vend te logos origjinale JBL produktet fake do te kene nje drejtkendesh portokalli pa nenshkrim. Ndryshe nga origjinali do te kete mungese te nje numri serial, kodi QR ose edhe informacione të tilla te dobishme. Logoja Harman, e cila perfaqeson kompanine qe zoteron brandin JBL, shpesh mungon. Cilesia e kutise se paketimit ne vetvete eshte e dobet, e karakterizuar nga kartoni i cilesise se ulet dhe cilesia e dobet e printimit. Per te identifikuar nje produkt origjinal ne raste te tilla, duhet te vezhgoni me kujdes dhe t’i kushtoni vemendje detajeve te vogla.

Le te shqyrtojme si shembull JBL Charge 3.
Cilesia e paketimit
Paketimi i rreme ne 99% të rasteve nuk ka nje rrip kapes.
Cilesia e kartonit dhe printimi i paketimit kane ngjyra te erreta. Kur hapet produkti, në vend qe te gjesh ambalazhe luksoze, broshura informuese, shpesh perballesh me nje qese plastike te thjeshte dhe udhezime pa logo.
Karta e memories dhe jetegjatesia e baterise
Ekzistojne disa dallime te dukshme qe mund te ndihmojne ne identifikimin e versionit fake. Nje ndryshim i tille eshte prania e nje vendi per karten e memories e cila shpesh gjendet vetem ne bokset fake JBL. Pesha gjithashtu mund të ndryshojë. Për të bërë një krahasim, Charge 3 origjinal peshon rreth 800 gram, ndersa i falsifikuar peshon afersisht 600 gram.
Koha e karikimit dhe kablloja USB
Nje aspekt tjeter qe duhet marre parasysh eshte koha e karikimit dhe kablloja USB. Vendi i karikimit zakonisht ka logo dhe specifikime. Ne versionin fake mund te mungoje ndonje informacion i dobishem dhe mund te jete me cilesi me te ulet. Per me teper, kablloja origjinale USB eshte projektuar ne nje format te sheshte “noodles”, ndersa kablloja e falsifikuar eshte shpesh e rrumbullaket dhe pak me e shkurter, pavarësisht edhe nese ka logon JBL.
A falsifikohet shpesh JBL? Dhe pse eshte problem?
Ne perfundim eshte e veshtire te dallosh ne menyre direkte nje produkt origjinal JBL nga nje fake. Detajet e rendesishme per tu konsideruar perfshijne kontrollin e logo-s se brandit, cilesine e materialeve, dhe performancen e tingullit. Logoja e JBL-it duhet te jete e sakte dhe e qarte, pa gabime ne shkrim ose dizajn. Produktet origjinale JBL ne Shqiperi mund t’i gjeni online te JBL Albania ne pikën e autorizuar si : Sound Gallery.


