Si të zgjedhësh kufje për fëmijë: 7 kritere që s’duhen neglizhuar
Kur zgjedh kufje për fëmijë, nuk mjafton vetëm dizajni. Duhet të mendosh për sigurinë e dëgjimit, rehatinë dhe kontrollin që ke si prind. Më poshtë gjeni 7 kriteret kryesore:
1) Siguria e volumit – mos e anashkalo kurrë
Kriteri numër 1 është kufizimi i volumit. JBL Junior FREE ka limit volumi nën 85 dB, që i ndihmon fëmijët të dëgjojnë në nivele më të sigurta.
Këshillë praktike: zgjidh gjithmonë modele me limit të integruar, sepse fëmijët e rrisin pa e kuptuar.
2) Open-ear vs in-ear – a duhet fëmija të dëgjojë mjedisin?
Për përdorim në shtëpi, udhëtime dhe e-learning, open-ear është super i dobishëm sepse nuk e bllokon kanalin e veshit. JBL Junior FREE përdor JBL OpenSound, që lejon fëmijën të dëgjojë edhe çfarë ndodh përreth.
Kjo është e rëndësishme kur prindi e thërret, kur fëmija lëviz në shtëpi, ose kur s’dëshironi izolim total.
3) Kontroll prindëror
Një problem i zakonshëm është “sa gjatë po i përdor?”. Me JBL Headphones App, prindërit mund të vendosin limit volumi dhe limit kohe, si dhe të shohin raporte ditore/javore të përdorimit.
4) Përshtatja për veshë të vegjël
Fëmijët nuk kanë të njëjtën formë veshi, ndaj përshtatja është kritike. JBL Junior FREE është testuar për përshtatje në veshë të vegjël dhe përdor materiale të buta silikoni, plus neckband fleksibël që përshtatet me rritjen.
Nëse kufjet “rrëshqasin” ose shtrëngojnë, fëmija do t’i heqë shpesh dhe do lodhet.
5) Komforti dhe pesha – për përdorim të gjatë pa bezdi
Për mësim, udhëtime, video apo lojëra, fëmija i mban gjatë. Kërko: peshë të lehtë, materiale të buta dhe dizajn që nuk lodh. Kufjet për fëmijë Junior FREE janë komode dhe për përdorimi të përditshëm.
6) Bateria dhe karikimi i shpejtë
Bateria është vendimtare, sidomos në udhëtime. JBL Junior FREE ofron deri në 10 orë dhe speed charging: 10 minuta karikim për 3 orë shtesë.
7) Qëndrueshmëria – rezistenca ndaj spërkatjeve dhe përdorimi “pa frikë”
Fëmijët janë energjikë, prandaj kërko një nivel rezistence. JBL Junior FREE ka IPX4 splashproof, e dobishme për spërkatje uji ose derdhje të vogla.
Gjithashtu, butonat “kid-friendly” dhe dizajni i thjeshtë ndihmojnë që fëmija t’i përdorë vetë pa konfuzion.
Për kë janë perfekte JBL Junior FREE?
- Fëmijë që bëjnë e-learning dhe duan të dëgjojnë qartë pa izolim total
- Udhëtime me makinë, ku prindi do që fëmija të dëgjojë edhe mjedisin
- Prindër që duan kontroll të vërtetë mbi volum dhe kohë përdorimi


