Produkte të reja JBL: Bokse portabël që sjellin festë kudo
AI Sound Boost: Teknologjia e Re në JBL Xtreme 4
JBL Xtreme 4 sjell tinguj te fuqishëm kudo që të jeni, duke përdorur teknologjinë e re AI Sound Boost. Me baterinë e zëvendësueshme dhe teknologjinë Bluetooth 5.3, ky boks portativ është i përshtatshëm për aventurat tuaja, duke ju dhënë deri në 24 orë audio. Pavarësisht nëse festa është brenda apo jashtë, JBL Xtreme 4 eshte rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Për më tepër, Xtreme 4 përmban materiale të riciklueshme për të ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit.

JBL Clip 5: Portabilitet dhe performancë të përsosur
Portabiliteti dhe performanca janë në qendër të JBL Clip 5, duke e bërë atë zgjedhjen ideale për aventurat tuaja. JBL Clip 5 vjen me një tingull audio të përmirësuar dhe bas të qëndrueshëm në çdo volum. Me teknologjinë Bluetooth 5.3 dhe certifikimin IP67 që e bën të papërshkueshëm nga uji dhe pluhuri, JBL Clip 5 është i përshtatshëm për ta marrë kudo me vete. Ju mund ta lidhni me shumë bokse te tjera nëpërmjet teknologjise Auracast™.
JBL Go 4: Një Boks Bluetooth për Çdo Aventurë
JBL Go 4 është një mini boks Bluetooth i përshtatshëm për të gjitha aventurat tuaja, me një bas më të fuqishëm krahasuar me paraardhësin e tij, GO 3. Ai ofron jetëgjatësi baterie deri në 7 orë, duke ju lejuar të dëgjoni muzikë pa ndërprerje. GO 4 vjen me një dizajn te papërshkueshëm nga uji dhe pluhuri. Gjithashtu mund ta lidhni me shume bokse te tjera JBL nëpërmjet aplikacionit JBL Portable dhe Auracast™.
JBL PartyBox Club 120
JBL PartyBox Club 120 është një zgjidhje ideale për festat tuaja. Me tinguj të fuqishëm, bas të thellë dhe një shfaqje të dritës të sinkronizuar, ky boks ofron mundësi për tu lidhur me JBL PartyBox të tjerë. Ai gjithashtu ofron 12 orë audio dhe ka një bateri të zëvendësueshme. Gjithashtu, ka hyrje për mikrofonat dhe kitarat. Përveç kësaj, boksi vjen në paketim miqësor ndaj mjedisit.


