Si të pastroni kufjet tuaja?
Kufjet janë pjesë e përditshmerise sone. Ne i përdorim për gjithçka, punë, për të dëgjuar muzikë, kohë të lirë, shëtitje. Disa prej nesh i përdorin kaq shpesh kufjet, saqë nuk e kuptojmë se përdorimi i kufjeve të ndotura mund të ketë ndikim në shëndetin tonë. Pastrimi i rregullt i kufjeve është një proces higjienik dhe nuk duhet të neglizhohet kurrë. Në fakt, kufjet e pista janë gjithashtu përgjegjëse për shumë infeksione të veshëve. Ne mbajmë kufje për gjithçka, punë, kohë të lirë, shëtitje…
Disa këshilla për të pastruar kufjet
Këshilla 1: Përdorni një furçë të butë
Filloni të pastroni me një furçë të butë dhe të vogël. Kjo siguron që asnjë cep të mos humbasë dhe madje edhe grimcat më të vogla të papastërtive të fshihen lehtësisht.
Këshilla 2: Kontrolloni për pjesët që hiqen
Disa pjesë të kufjeve janë të lehta për t’u shkëputur. Kontrolloni se si funksionon kjo në tuajat, më pas pastrojini këto pjesë veç e veç.
Këshilla 3: Mos harroni të pastroni kabllon në kufje
Mos e anashkaloni kabllon. Ju e prekni atë shumë dhe mund të mbledhi mjaft baktere. Pastroni butësisht kabllon e kufjeve me një leckë të lagur ose peshqir.
Këshilla 4: Pastroni kutinë tuaj të karikimit
Mbajtja e kufjeve të pastra në një kuti karikimi të ndotur është padyshim një gabim. Pra pastrojeni edhe atë. Përdorni vetëm ujë të vakët dhe një pikë larës.
Sa shpesh duhet t’i pastroj kufjet?
Kjo varet nga përdorimi. Nëse shkoni per vrap me to dhe pastaj i perdorni ato gjatë gjithë ditës në udhëtim dhe në punë, duhet ti pastroni të paktën çdo dy javë. Nëse nuk i përdorni në aktivitete ku djersiteni ose i vishni për më pak kohë, një herë në muaj.

Dallimet midis pastrimit të earbuds dhe kufjeve ne koke
Dallimi kryesor midis pastrimit të earbuds dhe kufjeve ne koke është pastrimi rreth sfungjerit të veshit. Earbuds nuk e kanë këtë sfungjer. Ne shumë kufje ne koke, mund ta hiqni lehtësisht sfungjerin. Më pas mund ta pastroni lehtësisht me pak sapun dhe furçë dhëmbësh. Lëreni sfungjerin të thahet mirë përpara se të vazhdoni të dëgjoni meloditë tuaja të preferuara!
Si t’i mbani kufjet tuaja JBL në gjendje të mirë
Pastrimi i kufjeve tuaja është çështje higjienike dhe mirëmbajtjeje. Pastrimi i duhur do t’i mbajë kufjet në gjendje të mirë. Në këtë mënyrë, ju mund të shijoni cilësinë e audios të JBL për një kohë të gjatë. Klikoni videon për të mësuar më shumë.


